“Egjipti planifikonte fshehurazi të furnizonte Rusinë me 40,000 raketa”. Kështu thuhet në një pjesë të dokumenteve sekrete amerikane të zbuluara në shkurt dhe mars në Discord, një aplikacion chat-i i njohur.
Në këto dokumente, të publikuara nga The Washington Post, përmblidhen bisedat e supozuara mes presidentit egjiptian Abdel Fattah El-Sisi dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë egjiptianë, ndërsa referon planet për të furnizuar Rusinë me predha artilerie dhe barut.
Në këto dokumente pretendohet se presidenti egjiptian urdhëroi prodhimin dhe transportin e armëve, pavarësisht se ishte një nga aleatët më të afërt të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Ai udhëzon zyrtarët që të mbajnë sekret prodhimin dhe dërgimin e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”.
Çfarë duhet të dini për rrjedhjen e Pentagonit:
Dhjetëra dokumente shumë të klasifikuara ushtarake dhe të inteligjencës amerikane janë zbuluar në internet, duke zbuluar një pamje të detajuar të luftës në Ukrainë, si dhe analiza dhe informacione të ndjeshme mbi Rusinë dhe vendet e tjera, nga burime të klasifikuara. Rrjedhja ka implikime të gjera për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
/korca.rtsh.al/