• Lajme nga bota

Liderët financiarë të G7-ës takohen nesër në Uashington, Japonia kryeson ‘tryezën’

Më 12 prill, liderët financiarë të G7-ës do të takohen në Uashington për të diskutuar mbi ekonominë globale, zinxhirët e furnizimit global, inflacionin dhe luftën në Ukrainë. Ky takim do të kryesohet nga Japonia. Lajmi është bërë me dije nga Ministri japonez i Financave, Shunichi Suzuki.

Ky i fundit do të udhëtojë në Uashington për të mbajtur takimin e liderëve financiarë të G7 në margjinat e mbledhjeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. G7 grupon Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë.

/korca.rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *