• Lajme nga bota

Macron detyron rritjen e moshës së pensionit, nxit tërbimin e protestuesve

Qeveria franceze ka ngjallur tërbim tek qytetarët me planin për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, ndërsa protestat masive kanë përfshirë të gjithë vendin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të aktivizojë kompetencat e tij të veçanta kushtetuese për të miratuar projektligjin e propozuar për reformën e pensioneve, po kjo ka nxitur edhe më shumë protesta, ku nuk kanë munguar edhe trazirat.

“Ne nuk mund të vëmë bast për të ardhmen e pensioneve tona. Kjo reformë është e nevojshme”, tha kryeministrja Elisabeth Borne

Udhëheqësit laburistë në Francë bënë thirrje për demonstrata të reja pas njoftimit të Borne dhe një turmë e madhe protestuesish u mblodhën në Place de la Concorde të Parisit, raporton CNN.

“Duke përdorur nenin kushtetues, qeveria demonstron se nuk ka shumicën për të miratuar shtyrjen me dy vjet të moshës ligjore të pensionit,” shkroi në Twitter Laurent Berger, kreu i një nga sindikatave që drejton protestat.

Protestat masive janë mbajtur rregullisht në të gjithë Francën që nga mesi i janarit, ku miliona njerëz dolën për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë. Grevat masive kanë goditur transportin dhe arsimin.

Qeveria ka argumentuar se reforma është e nevojshme për të mbajtur financat e sistemit të pensioneve jashtë të kuqes në vitet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *