Investimi në infrastrukturën rrugore për tre akse të rëndësishme në Mokër e Gorë ka qenë kryefajala e takimit që kandidati i Partisë Socialiste Ilir Xhakolli zhvilloi me komunitetin arumun në Pogradec. Xhakolli tha se tashmë kanë përfunduar projektet për akset Dardhas-Nicë, Trebinjë-Llëngë dhe Proptisht-Bishnicë ku për këtë të fundit është siguruar financimi për lotin e parë dhe me mbështetjen e qeverisë do të mundësohen edhe dy akset e tjera.
Xhakolli zhvilloi një takim edhe me komunitetin egjiptian që jeton në qytet dhe Starovë, me të cilët diskutoi mundësitë se çfarë duhet bërë për t’i ndihmuar ata të vetëpunësohen në bujqësi apo sektorë të tjerë.