• Pogradec

Xhakolli me banorë të Gështenjasit. Xhakolli: Do asfaltohen rrugët kryesore të fshatit

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Pogradecit, kryebashkiaku Ilir Xhakolli në vijim të takimeve elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, ka qenë në fshatin Gështenjas, ku është takuar me banorët duke biseduar me ta për punët e kryera në këtë fshat si dhe për projektet që janë menduar të vijojnë. Sipas Xhakollit në fshatin Gështenjas kanë përfunduar kanalizimet e ujërave të përdorura të cilat kanë qenë një gangrenë e pazgjidhur ndër vite, si dhe fshati është pajisur me ndriçim rrugor Led. Gjithashtu Xhakolli u ka bërë të ditur banorëve se brenda pak ditësh do të nisë edhe asfaltimi i rrugëve kryesore të fshatit Gështenjas.

“Ditën e nisa me banorë të fshatit Gështenjas. Teksa konsumuam kafenë e mëngjesit folëm për punët e bëra në këtë fshat që nga kanalizimet e ujrave të përdorura një gangrenë e pazgjidhur ndër vite e vite, ndriçimin e ri rrugor Led dhe ju dhashë lajmin e mirë se rrugët kryesore të fshatit nisin të asfaltohen për pak ditë” është shprehur kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *