Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka inspektuar punimet e nisura në fshatin Guras ku po punohet për sistemimin e varrezave publike. Momentalisht është duke u punuar për zgjerimin e tyre dhe krijimin e të gjitha lehtësirave të mundshme. Sipas projektit synohet të dyfishohet hapësira, të vendoset ndriçcim ndërsa po punohet edhe në infrastrukturë. Nga ana tjetër nënkryetari i bashkisë Pogradec Paskalino Ziko shprehet se tashmë projekti është në fazën e shpronësimit të pronarëve për të vijuar më pas me punimet.
Një problematikë tjetër e ngritur nga Xhakolli është edhe mungesa e ujit në ambientin e varrezave publike. Sipas tij edhe pse shpesh herë është dëmtuar rrjeti i ujwsjellwsit kjo nuk është një justifikim për mungesën e ujit si dhe ka kërkuar menjëherë rikthimin e tij. Zgjerim i varrezave në fshatin Guras vjen për shkak se kapaciteti në varrezat e qytetit tw Pogradecit është në limit.