Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar një akt i rëndësishëm që ka të bëjë me reformën spitalore dhe çeljen e autonomisë spitalore. Manastirliu bëri me dije se me aktin e miratuar nga qeveria i hapet rrugë orfrimit të konsultave ambulatore nga mjekët, jashtë orarit zyrtar të punës, për pacientët jashtë sistemit të referimit. Ky vendim, përfshin vetëm spitalet që do jenë pjesë e autonomisë spitalore që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale dhe do kenë mundësi mjekët që aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim.
Nëpërmjet këtij vendimi mjekëve iu krijohet mundësia për të pasur një mbështetje financiare shtesë e cila nuk e kalon masën e 30% të pagës bruto.