• Pogradec

Vizitat okulistike në shkolla. NJVKSH Pogradec ekzaminon mbi 5 mijë fëmijë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec ka ndërmarrë një fushatë kontrollesh okulistike në shkolla. Qëllimi i saj është parandalimi i patologjive të ndryshme dhe mjekimi i tyre që në fazat e para. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Pogradecit Elona Katiraj thotë se për kryerjen e këtyre kontrolleve, është ngritur një grup pune ndërsa pas evidentimit të rasteve të problematikave tek fëmijët, prindërit kanë vijuar më pas konsultat me mjekun specialist. Në total thotë Katiraj, janë kryer 5525 ekzaminime duke nisur fillimisht nga zonat rurale

“Projekti i shikimit të fëmijëve, kemi filluar me klasat teke dhe kemi vazhduar me klasat çift, dhe jemi ndarë në dy grupe me personat të cilët kanë marrë trajnimin përkatës që janë mjekë pediatër të shoqëruar nga Infermierë të kabinetit të promocionit, ku vlen të theksohet se janë kryer 5525 vizita, pra të shikimit të syve tek fëmijët. Vemë re që janë të predispozuar dhe prindrit për ta vazhduar këtë projekt, pasi më pas ata kryejnë edhe vizitat më të specializuar tek okulistët përkatës. Janë hasur problematika dhe në bazë të asaj tabelës që, një vizite fillestare ata kanë vijuar më pas tek mjeku oculist për të parë se çfarë problematikash kanë më tutje. Kryesisht nëpër fshatra nuk ka pasur shumë vizita dhe kështu fokusi jonë ka qenë më tepër në këto zona”, tha Ktiraj

Sipas mjekëve okulistë, tek fëmijët e vegjël, diagnozat që hasen më shpesh janë anomalitë e refraksionit, strabizmi dhe patologjitë okulare. Për këtë arsye këshillohen prindrit që të tregojnë kujdes gjatë pozicionimit të fëmijëve kur kryejnë detyrat, të ruajnë distancën e këshillueshme ndaj librit si dhe të shmangin sa më tepër përdorimin e smartphonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *