• Pogradec

Virozat stinore në Pogradec/ Fluks i lartë vizitash në Spitalin Bashkiak të qytetit liqenor

Urgjenca spitalore dhe pediatria ne Pogradec po perballen diteve te fundit me nje fluks te larte te pacienteve me viroza.  Shefi i urgjences prane spitalit te Pogradecit, Genci Zyferi tregon se cdo dite kane mare ndihme mjekesore mbi 140 paciente, te cilet kane manifestuar simptomat e temperatures se larte, diarresë dhe refluksit. Sipas tij kjo ka qene vera me fluksin me te larte te pacienteve per shkak edhe te rritjes se numrit te popullates. Moshat më vulnerabel sipas mjekut janë kryesisht ato te tretat.

Fluks i lartë i pacienteve është regjistruar edhe ne pediatrine e Pogradecit ku mbi 120 fëmijë ne ditë kane paraqitur simptoma të virozës dhe janë trajtuar pranë këtij reparti. Edhe per Liçkollarin ky është sezoni qe ka pasur fluksin më të lartë të rasteve që paraqiten pranë kësaj pediatrie.

Sipas informacioneve edhe ne urgjencen e spitalit rajonal te Korces gjate kesaj periudhe ka pasur nje shtim te rasteve nderkaq mjeket apelojne per nje djete te shendetshme me fruta dhe perime te freskta dhe shmangien nga ushqimet e konservuara. Gjithashtu qendrimi ne sa më pak kohe në diell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *