• Lajme kombëtare

Veliaj i përgjigjet akuzave të Berishës dhe Këlliçit: Kandidatin gjysmë-komik do ta falenderoj më 15 maj

Pas ndalesës së Sali Berishës dhe protestuesve në derën e Bashkisë së Tiranës gjatë marshimit të tyre protestë, ka ardhur dhe një reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, nga koha e kioskave në Lanë e parqe, Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë”, ka shkruar Veliaj në Tëiter.

Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, ka përfunduar ai shkrimin e tij duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe duke nënkuptuar sërish fitoren e tij për një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *