Në rrethin e Pogradecit vijon vaksinimi kundër gripit stinor si edhe virusit Covid 19. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Pogradecit Elona Katiraj thotë se sa i takon vaksinimeve për gripin, ka kaluar masën 90% në popullatë, ndrësa vijohet me aolikimin e dozave të 3 e të 4 të vaksinave kundër Covid 19
“Viti 2022 ka qenë përsëri viti i sfidave pasi pot a krahasojmë me një vit më përpara ne kemi kryer 3117 testime ku 1116 prej të cilëve, kanë dalë raste positive. Viti ka qenë përsëri një vit pandemie, por për hir të së vërtetës është bërë ndjekja dhe monitorimi i rasteve dhe nuk kemi pasur raste problematike apo raste të hospitalizuar. Në rrethin e Pogradecit ka ecur mirë vaksinimi përsa i përket Covid, ne vazhdojmë që të kryejmë vaksinimin për dozat e 3 e të 4-ta me të gjitha llojet e vaksinave, po kryesisht vaksinën Pfizer”, tha Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Pogradecit
Katiraj shton se risia e vitit të kaluar, ka qenë aplikimi për herë të parë, i vaksinës kundër HPV tek vajzat. Përveç vaksinave bazë në moshën 13 vjeç, atyre tashmë i është shtuar edhe kjo vaksinë e cila krijon mbrojtje nga kanceri i qafës së mitrës
“Përsa i përket vaksinës së gripit, ne jemi në shifrën 98%, njerëzit janë të predispozuar ta kryejnë vaksinën e gripit gjatë sezonit të dimrit për t’i ruajtur ata. Njëkohësisht nga 0 deri në 18 vjeç, ne jemi në 93% të vaksinimit, pra pjesa më e madhe e fëmijëve janë të vaksinuar, ku përjahstohen vetëm 2-3 raste, që për arsye të ndryshme nuk kanë pranuar ta kryejnë vaksinën” ka shtuar Katiraj
Si çdo vaksinë e detyrueshme në kalendar, edhe vaksina kundër human papilloma virus injektohet në kohën e përcaktuar ndërsa efektet anësore të saj janë minimale.