Fundjava do të sjellë në juglindje të vendit një ulje të tempraturave dhe rikthim të reshjeve të shiut. Meteorologia Rezarta Xhakollari bën me dije se kjo valë preku edhe zonën e Korçës ku termometri shënoi deri në 35 gradë ndërsa tashmë pritet një masë ajri e ftohtë.
Xhakollari thotë më tej se javën e ardhshme do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave me deri në 8 gradë.
Ulja e valës të së nxehtit do të ndikojë pozitivisht edhe në uljen e intensitetit të zjarreve, sikurse së fundmi është active vatra në Malin e Thatë.
Muaji gusht edhe në Qarkun Korçë ka shënuar temperature relativisht të larta për këtë zonë, e cila krahasimisht me zona të tjera të vendit, njihet për verën e freskët.