• Korça

Ulen temperaturat në fundjavë/ Largohet i nxehti afrikan, në fundjavë priten reshje në juglindje

Fundjava do të sjellë në juglindje të vendit një ulje të tempraturave dhe rikthim të reshjeve të shiut. Meteorologia Rezarta Xhakollari bën me dije se kjo valë preku edhe zonën e Korçës ku termometri shënoi deri në 35 gradë ndërsa tashmë pritet një masë ajri e ftohtë.

Xhakollari thotë më tej se javën e ardhshme do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave me deri në 8 gradë.

Ulja e valës të së nxehtit do të ndikojë pozitivisht edhe në uljen e intensitetit të zjarreve, sikurse së fundmi është active vatra në Malin e Thatë.

Muaji gusht edhe në Qarkun Korçë ka shënuar temperature relativisht të larta për këtë zonë, e cila krahasimisht me zona të tjera të vendit, njihet për verën e freskët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *