• Kolonjë

U denoncua e zhdukur nga familjarët, gjendet e pajetë 49-vjeçarja në Kolonjë

Është gjetur i pajetë trupi i 49-vjeçares e cila u denoncua si e zhdukur në policinë e Kolonjës para dy ditësh nga familjarët. Gruaja e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor është gjetur sot e pajetë në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të datës 21.05.2023, që bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K., 49 vjeçe, sqarojmë se: Më datë 24.05.2023, shtetasja M. K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur e pajetë, në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime fizike. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *