Tuma e Kamenicës është një nga tumat më të mëdha e më të njohura deri më tani, ku janë evidentuar varre , skelete kockore , objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronxi, hekuri , argjendi , ari, qelibari dhe kocke.
Ky vendvarrim prehistorik është monument kulture i llojit arkeologjik ku janë zbuluar rreth 425 skelete dhe 3600 objekte. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. Larmishmëria e objekteve prehistorike janë pasuri e patjetërsueshme e historisë ku tregohet jeta dhe vazhdimësia.
Lini një Përgjigje