Zahiretë apo të quajtura ndryshe ushqimet e dimrit janë gatimet tradicionalë që i gjejmë në çdo familje në të zgjithë zonën e Korçës. Zakonisht zahiretë e dimrit përgatiten në stinën e vjeshtës dhe konsumohen gjatë dimrit si një traditë për të siguruar ushqimin, por në ditët e sotme ato janë kthyer në gatimet më të preferuara për të gjithë, sidomos për vizitorët që zgjedhin jug-lindjen si destinacion. Disa nga gatimet tradicionale të zaiherve janë petkat e thara në diell, trahana, dromka dhe turshi të ndryshme. Dikur bëheshin për të kursyer, ndërsa sot është kthyer në një ushqim të preferuar, bio dhe me shije më të shkqlqyer Një ndër fshatrat ku këto gatime nuk mungojnë asnjëherë në tavolinat familjare është fshati Kolanec në Bashinë Maliq. Edhe pse dimri është në ditët e tij të fundit zonjat e fshatit sigurohen që këto gatime të jenë me bollëk në sofrat e tyre. Sose Guri është një prej banoreve të fshatit Kolanec, e cila për vite me radhë e ka ruajtur traditën e zahireve dhe e ka trashëguar atë edhe tek fëmijët dhe mbesat e saj. E moshuara edhe këtë vit ka përgatitur me bollëk trahanana, petka, turshi e shumë gatime tradicionale të zonës.
Këto gatime tashmë shumë të pëlqyera nga të gjithë shpesh herë nuk mbeten vetëm zahire dimri, por duke qënë produkte bio dhe të shijshme njëkohësisht janë kthyer në konsum për çdo periudhë të vitit.