• Korça

Të rinjtë me ide biznesi/ Qendra e Zhvillimit Rajonal Korçë, një mundësi për zhvillimin e turizmit

Pranë Qendrës së Zhvillimit Rajonal Korçë kanë nisur të afrohen të rinj të cilët duan të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në sektorin e turizmit. Një prej tyre është Gledisa Qesallari e cila  na tregon më tepër për projekt-idenë e saj.

Prej 5 vitesh Gledisa ka qënë pjesë e sektorit të turizmi dhe ka praktikuar jogën, kësaj here mendoi të hapë vetë një biznes ku të bëjë bashkë njohuritë e saj në këto fusha.

Qendra e Zhvillimit Rajonal Korçë, e cila përfshin tre qarqe Korçë, Berat dhe Gjirokastër, do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike si dhe mbështetjes së operatorëve turistikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *