Pranë Qendrës së Zhvillimit Rajonal Korçë kanë nisur të afrohen të rinj të cilët duan të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në sektorin e turizmit. Një prej tyre është Gledisa Qesallari e cila na tregon më tepër për projekt-idenë e saj.
Prej 5 vitesh Gledisa ka qënë pjesë e sektorit të turizmi dhe ka praktikuar jogën, kësaj here mendoi të hapë vetë një biznes ku të bëjë bashkë njohuritë e saj në këto fusha.
Qendra e Zhvillimit Rajonal Korçë, e cila përfshin tre qarqe Korçë, Berat dhe Gjirokastër, do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike si dhe mbështetjes së operatorëve turistikë.