• Pogradec

Takim kundër drogës në Pogradec/ Loka: Të vazhdojmë fort luftën kundër mbjelljes së kanabisit

Të vazhdojmë fort luftën kundër mbjelljes së kanabisit, ky ishte mesazhi i qartë dhe i prerë që u dha nga Drejtori i Policisë së Qarkut Korçë në takimin e mbajtur në Pogradec me përfaqësues të pushtetit lokal dhe policisë së shtetit. Në tre vite në të gjithë territorin e Bashkisë dhe njësitë administrative të Pogradecit ka pasur vetëm një rast të kultivimit  të kanabisit, kjo është falë punës dhe kontrolleve të vazhdueshme të policisë së shtetit në bashkëpunim me të gjitha institucionet. Loka inkurajoi këdo që të tregojë gatishmërinë për të denocuar raste të dyshuara dhe për këtë nuk do të ketë asnjë tolerim nga ana e policisë. Edhe prefekti i Qarkut Nertil Jole dhe Kryebashkiaku Ilir Xhakolli  vlerësuan punën e bërë ndërsa thanë se janë të gatshmë për çdo bashkëpunim me policinë, ata ftuan kryeplqeësinë e fshatrave që të jenë gjithmonë në koherencë me çfarë ndodh në zonat e tyre si edhe të raportojnë gjithçka të dyshimtë që shohin, pasi në çdo rast do të kenë mbështetjen e policisë. Për Komisarin e Pogradecit Elton Halili puna e bërë deri më tani është e shkëlqyer, por sigurisht që nuk mjafton tha ai, ne kemi arritur që në 3 vite të konstatojmë vetëm një rast në Pogradec dhe do vijojmë fort punën për të goditur këtë veprimatri kriminale por kjo realizohet duke baahkëpunuar të gjithë së bashku. Ne jemi të gjithë për një qëllim dhe të gjithë bashkë mund të garantojmë rendin dhe sigurinë tha Halili. Në takim merrnin pjesë drejtuesit e njësive administrative, kryeplqetë e fshatrave, inspektorët pyjorë dhe policia bashkiake ndaj të cilëve u lanë porosi konkrete dhe në rast të mos raportimit u paralajmëruan edhe për penalitetet që parashikon ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *