• Kolonjë

Spitali i Leskovikut i amortizuar, pritet zhvendosja në një godinë të re

Spitali i Leskovikut prej vitesh është amortizuar dhe ka mbetur pa ndërhyrje. Lagështia është prezente që në hyrje të godinës me mure të dëmtuar dhe suva të rëna, ndërsa në mungesë të mjekëve specialistë shërbimi për pacientët ofrohet vetëm nga një mjeke familje pensioniste.

Godina e vendosur në majë të një kodre është një tjetër problem pasi pacientët kronikë e kanë të vështirë të ngjitën aty për të marrë mjekimin. Për këtë arsye administratori i Leskovikut Leonard Konica thotë se qendra shëndetësore do të zhvendoset pranë një godine në qytet, e cila është menduar të rikonstruktohet me një fond prej rreth 500 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo lëvizje mirëpritet edhe nga stafi i qendrës shëndetësore të Leskovikut, të cilët shpresojnë për kushte më të mira në godinën e re.

Në qytetin e Leskovikut janë rreth 2500 banorë shumica e tyre të moshuar të cilët kanë nevoja më të shumta për shërbim shëndetësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *