Pas fitores në kampionat përballë Erzenit Skënderbeu kërkon të ecë përpara edhe në kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e nesërme ndaj Turbinës së Cërrikut ekipi i trajnrit Ivan gvozdenoviç do të kërkojë kalimin në turin tjetër. Për kapitenin Erlis Frashëri, Skënderbeu ka objektiv kalimin e sa më shumë tureve në kupë ndaj do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje edhe në këtë kompeticion.
Sa i takon kampionatit korçarët ndodhen në vendin e katërt, teksa kapiteni është i bindur se ky pozicion nuk shkakton presion të shtuar për lojtarët që mendojnë ndeshjen e radhës dhe kërkojnë gjithmonë të marrin maksimumin.
Korçarët janë momentalisht në garë në të dy kompeticionet teksa sa i takon ndeshjes së nesërme pritet që trajneri të aplikojë rotacion të zgjeruar për ti dhënë më shumë minuta lojtarëve që kanë pasur pak hapsira në kampionat.