Më shumë se 20 piktorë shqiptarë e të huaj janë bërë bashkë në një simpozium arti për të sjellë në telajo pranverën e një prej krahinave më të njohura të vendit tonë. Nën kujdesin e piktorit të njohur Helidon Haliti, artistët kanë qëndruar në Kolonjë për 4 ditë duke pikturuar në vende të ndryshme, punime të cilat i kanë sjellë në ekspozitën përmbyllëse të kolonisë.
Piktorët pjesmarrës kanë vlerësuar së tepërmi peizazhet e Kolonjës ndaj e për këtë sipas tyre ardhja e kaq shumë piktorëve të njohur është një promovim i vlerave të kësaj treve.
Grupi i piktorëve të huaj dhe shqiptarë pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të akuarelistëve nën udhëheqjen e piktorit Helidon Haliti kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë muajit maj, duke shëtitur në vendet më të bukura të Shqipërisë me qëllim promovimin e tyre.