• Devoll

Shërbimet në bujqësi/ Ulet prodhimi i fasules në Devoll si shkak i thatësirës

Temperaturat e larta që kanë shoqëruar këtë periudhë kanë sjellë shtimin e nevojës për ujitjen e kulturave bujqësore. Fermerët që kultivojnë të lashta janë në përfundim të procesit të korrjes ndërkohë sa i takon primeve, po kryejnë një sërë shërbimesh në to. Përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkinë Devoll thotë se sa i takon fasules, prodhimi pritet të jetë më i ulët si shkak i thatësirës nga mungesa e reshjeve.

Zona e Devollit kultivon kryesisht fasulen trenare, për të cilën kërkesa në treg ka pasur dhe vitin e kaluar çmimi i tregtimit ishte tepër i kënaqshëm për fermerët pasi shkoi deri në 600 lek të reja për kg me shumicë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *