Sekuestrimi i tetë pistoletave dy ditë më parë në portin e Durrësit, ka bërë që Struktura e Posaçme Ati Korrupsion të nisë hetimet për dyshimet e një grupi kriminal, i cili dyshohet se trafikonte armë nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.
Ndonëse zyrtarisht SPAK nuk ka dhënë detaje, burime pranë tij bëjnë të ditur se, po verifikohet personi që ka dorëzuar tavolinën, ku ishin të fshehura armët, madje pjesë e hetimeve është edhe personi pritës në Britani të Madhe, në adresën që do të dorëzohej porosia.
Për këtë, kanë nisur procedurat për hartimin dhe dorëzimin e letër porosisë nga autoritetet shqiptare drejt atyre britanike, pasi ka dyshime të forta se, bëhet fjalë për një rrjet personash me të shkruar kriminale që e kanë biznes trafikimin e armëve.
Jetmir Koloshi, shoferi i furgonit ku u gjetën armët, nuk ka dhënë asnjë detaj për grupin hetimor, fill pas arrestimit të tij ë portin e Durrësit, ku u sekuestrua tetë armë zjarri.
Furgoni u ndal nga Policia më 10 prill,në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve, ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
Tetë pistoletat e llojit ‘glock’ ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Britaninë e Madhe.