Një nga rrugët kryesore të qytetit të Pogradecit do të mbajë emrin e Kryeshkopit Damian Kokoneshi, i cili këtë të premte mbushi plot 50 vjet që është ndare nga kjo jetë. Bëhet fjalë për rrugën pranë Kishës “Ngjallja e Krishtit”, rrugë e cila me propozim të Kryetarit të Bashkisë z. Ilir Xhakolli mori emrin e tij. Në këtë kuadër u organizua edhe një përkujtimore në nder të këtij personaliteti të rëndësishëm të Mokrës dhe Pogradecit, Korçës dhe më gjerë.
Kryepeshkopi Damian, ose i njohur ndryshe edhe si At Dhimitër Kokoneshi ka një veprimtari të shquar patriotike dhe shpirtërore jo vetëm në Pogradec, por edhe në të gjithë Shqipërinë.