• Kolonjë

Rruga Ersekë – Rehovë/ Rikonstruksion i aksit dhe sheshe rekreative

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së Rehovës, një prej fshatrave më të njohur turistike të krahinës së Kolonjës. Kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai thotë se përfundimi i kësaj rruge me një gjatësi prej 3 km do të sjellë një tjetër zhvillim turistik për Rehovën pasi rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge përfshin jo vetëm asfaltimin por do të ketë dhe një korsi për biçikleta, trotuare për këmbësorët, ndriçim dhe disa sheshe rekreative.

Punimet e kësaj rruge janë parashikuar të përfundojnë brenda pranverës së vitit 2024. Investimi prej 178 milionë lekësh është duke u kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *