• Lajme kombëtare

Rritja e pagave, javën që vjen do të shpërndahet shtesa e rrogave për prillin dhe majin

Javën që vjen pritet të merret shtesa e rrogave për muajin prill dhe për majin. Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Ibrahimaj është shprehur se do të jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërsa duke filluar muajin e ardhshëm do të merren pagat e reja.

“Prej gjithë këtij muaji ne kemi diskutuar për zbardhjen e vendimeve për pagat ato janë gati dhe javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat për muajin maj dhe prill”, ka thënë ministrja. Mes të tjerash ministrja është shprehur se tashme Shqipëria e ka emetuar eurobondin me vlerë 600 milionë euro.

“Për eurobondin Shqipëria ka emetuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro, kuponi ishte 5.9% ku pati një kërkesë të lartë për eurobondin, mbi dyfishin e vlerës së pranuar, ku tregon se  investitorët kanë interes në Shqipëri dhe ekonomia shqiptare është duke u rritur me hapa të qëndrueshëm. Pati një kërkesë të lartë me dyfishin e vlerës së pranuar. Sa i përket normës së interes që ishte më e lartë se eurobondi i emetuar, kjo vjen si pasojë e kushteve të shtrënguara si pasojë e kushteve për shkak të luftës në Ukrainë. Normat e interesit në të gjithë botën janë rritur”, ka thënë ajo.  

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *