• Lajme kombëtare

Rriten ndjeshëm pagat e deputetëve dhe ministrave në Shqipëri

Komisioni i Ekonomisë vendosi që të rrisë pagat për ministrat dhe deputetët e Shqipërisë së bashku me 130 mijë punonjësit e administratës shtetërore dhe 250 funksionarët e lartë.

Me ndryshimet e miratuara, paga e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit shkon në rreth 393 mijë Lekë, e ministrit në 318 mijë Lekë, ndërsa e deputetit në 310 mijë Lekë.

Këto ndryshime ligjore prekin në mënyrë indirekte edhe pagat e të gjithë punonjësve të administratës publike qendore dhe asaj vendore. Në total përfitojnë 130 330 punonjës.

Kryeministri Rama ka premtuar se pagat e rritura do merren nga 1 Prilli. Dy projektligjet për pagat do të votohen në seancën parlamentare të së enjtes.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *