Vendi ynë do të përjetojë një tjetër valë të nxehti. Gjatë ditës së sotme, moti parashikohet i kthjellët, megjithatë në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët.
Vlen për tu theksuar fakti se pavarësisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut (të thata dhe tepër të nxehta) kalimi i tyre mbi detin Mesdhe i bënë ato të mbushen me lagështirë.
Vlera minimale e temperaturave në pjesën e parë të ditës, do të regjistrohet 17 gradë celcius, ndërsa vlera maksimale në mesditë, do të jetë 38-40 gradë celcius.