Rikonstruktohet ura lidhëse mbi lumin Devoll, në fshatin Orman të Bashkisë Maliq. Me kalimin e viteve, dyshemeja e saj ishte dëmtuar për shkak të përdorimit të shpeshtë të saj si dhe kalimit edhe të mjeteve bujqësore ndaj u pa e nevojshme, veshja e shtresës së dyshemesë me llamarinë. Administratori i Njësisë Pojan Kreshnik Azo bën me dije se kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme pasi kjo urë përshkohet nga rreth 3 mijë banorë të kësaj zone
“U mednua që kësaj ure ti bëhej një ndërhyrje pasi dyshemeja e saj ishte me dërrasë dhe oshte degraduar. Menduam q ëtë ndërhyjmë dhe është bërë një punë shumë e mirë pasi dyshemeja e kësaj ure është bërë e gjitha me një shtresë llamarine shumë të fortë, që i shërben banorëve si dhe për të qenë me e kosnoliduar si urë”, u shpreh Azo
Puna e kryer është vlerësuar edhe nga banorët të cilët kalojnë çdo ditë madje edhe disa herë në ditë mbi këtë urë
“Kalojmë çdo ditë dhe nja 6-7 herë. Për fshatin kjo ishte gjë e mirë”.
“Normal që duheshe dhe shpëtuam. Imagjino që të kalosh disa herë në ditë, është shumë e nevojshme si për mjetet e transportit si dhe ato bujqësore. Shpresojmë se u dha një zgjidhje tamam”, u shprehën banorët
Ura lidhëse në fshatin Pojan u ndërtua nga Forcat e Armatosura në vitin 2016 e deri atëhere, banorët e fshatrave të fushës së Maliqit, kalonin mbi një kanal vaditës të ndërtuar në vitin 1964. Ura në fshatin Orman mbi lumin Devoll është e gjatë 33 metër dhe ka një peshëmbajtje prej rreth 20 ton. Ajo lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mijëra banorëve të fshatrave Orman, Sheqeras, Rëmbec, Pojan, Rov dhe Terovë të Njësisë Administrative Pojan në Bashkinë e Maliqit, veçanërisht për kalimin e mjeteve bujqësore.