Vijon puna për rehabilitimin e stadiumit “Jovan Asko” në qytetin e Maliqit. Ndërhyrja po vijon me pjesën e tribunës ndërsa së shpejti pritet të shtrohet tapeti në mënyrë që të përmbyllet sistemimi i fushës me qëllim ofrimin e kushteve më të përshtatshme për ekipin e futbollit, për të zhvilluar seancat stërvitore por edhe për komunitetin e Maliqit për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive e jo vetëm
Që prej ndërtimit të këtij stadiumi, ndërhyrja e parë për rehabilitimin e tij është kryer rreth 3 vite më parë.