Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, tashmë ka një revistë shkencore periodike. Ky botim do të përcjellë referenca dhe artikuj të ndryshëm mbi artin mesjetar
Kjo revistë vjen në bashkëpunim me studiues, akademikë, emra të njohur, specialistë të trashëgimisë kulturore, studentë si edhe të çdo personi që do të shfaqë interes për të hedhur dritë mbi artin mesjetar
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një nga qendrat më të vizitueshme në qytet e tashmë me botimin e kësaj reviste shkencore, i shtohet një aset më tepër për të shuar kureshtjen e vizitorëve mbi artin bizantin dhe postbizantin. Ai ka një fond të pasur, prej gati 8 mijë objektesh të ndryshme ku më të vecantat janë ikonat. Të ekspozuara janë rreth 400 të tilla nga 6500 që ka në fondin e tij ky muze, koleksion ky më i madhi në numër e më interesanti në vlera historike, fetare dhe artistike në Shqipëri e më gjerë