• Maliq

Reshje intensive përfshijnë Qarkun e Korçës. Situatë e rënduar në Zëmblak e Plasë të bashkisë Maliq

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Korçës, duke shkaktuar problematika  në disa fshatra. Kjo për shkak se si pasojë e prurjeve të larta, përrenjtë kanë dalë nga shtrati. Më e rënduar situata është paraqitur në fshatin Zëmblak dhe Plasë të bashkisë Maliq ku janë regjistruar dëme materiale në infrastrukturën rrugore dhe banesa.

Ditën e sotme situata është stabilizuar ndërsa strukturat e Emergjencave Civile dhe punonjësit e bashkisë janë në terren për pastrimin e inerteve dhe më pas për përgatitjen e raportit të dëmeve të shkaktuara.

Ndërkohë bëhet me dije se mjetet do të qëndrojnë në terren për të qenë në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet në vijim si rrjedhojë e reshjeve që parashikohen edhe gjatë ditëve në vazhdim ndërsa po merren edhe masat për pastrimin e përrenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *