• Maliq

Rehabilitohet Ura e Babjenit/ Ura ishte amortizuar dhe ishte e pakalueshme për automjetet

Ura e Babjenit mbi lumin Devoll është rehabilituar. Kjo urë lidh 3 fshatra të njësisë Gorë  në bashkinë Maliq dhe prej vitesh ishte amortizuar duke vështirësuar kalimin e banorëve, ndërsa ishte e pamundur të përshkohej me automjete.

Rehabilitimi i kësaj ure u bë në një kohë të shkurtër falë një investimi të bashkisë Maliq.

Në fshatrat Mjatas, Babjen dhe Marjan jetojnë 10 familje të cilat merren kryesisht me blegtori, me mbarështimin e bagëtive të imta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *