• Lajme kombëtare

Rama takon presidenten greke, flasin për “çështjen e detit” në Hagë

Çështja e detit ka qenë kryefjala e takimit mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes greke, Katerina Sakellaropoulou.

Teksa zgjidhja e çështjes së detit ka shkuar në Gjykatën e Hagës dhe pritet që kjo e fundit të japë një zgjidhje, Kryeministri ka deklaruar se “dakordësia për të drejtuar një palë të tretë në raport me çështjen e detit është shprehje e dëshirës së një përgjegjësie të përbashkët dhe të drejtë”.

Më 20 tetor 2020, Shqipëria konfirmoi se ka rënë dakord me Greqinë për t’iu drejtuar Gjykatës së Hagës, për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, shqyrtim i cili në gjykatën ndërkombëtare në Hagë u konfirmua gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ndërkohë, para dërgimit të kësaj çështje në Hagë, Mitsotakis ka deklaruar në Parlament se qeveria e tij “synonte zgjerimin e hapësirave detare të Greqisë edhe në Detin Jon deri në 12 milje, bazuar në konventat ndërkombëtare”.

Grupi i xhirimit i Radio Televizionit Shqiptar me gazetare Denada Shkodranin po ndjek nga afër të gjithë vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *