• Lajme nga bota

Punonjësit e shëndetësisë paralajmërojnë grevë të përgjithshme në Maqedoninë e Veriut

Teksa mjekët dhe personeli mjekësor ende nuk e kanë marrë rritjen e pagave të vitit të kaluar prej 2000 dhe 3000 denarë në Maqedoninë e Veriut, aktualisht nëpër spitale po ndodh e ashtuquajtura grevë e bardhë. Dy sindikatat më të mëdha në shëndetësi paralajmërojnë grevë të përgjithshme nëse nuk nënshkruhet kontrata kolektive.

Ministri Fatmir Mexhiti, nga ana tjetër, pa specifikuar se cili është problemi që deri më tani shëndetësia nuk ka marrë rritje, tha se për pak ditë do të fillojë pagesa e parave.

Mexhiti pranon gjithashtu se gjendja shëndetësore është alarmante dhe disa klinika kanë gjendje të tmerrshme, si dhe se askush nuk ka bërë strategji që të mos largohen mjekët. Ai pohon se po kërkon intensivisht mbështetje nga Qeveria dhe Ministria e Financave për aprovime për punësim, që të fillojë të normalizohet situata.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *