Një ndër simbolet e qytetit të Korçës janë serenatat. Këngë që lindën si dedikime dashurie rrugicave të këtij qyteti e që luheshin me kitarë, mandolinë e buzuk poshtë dritareve. Për të risjellë edhe njëherë këtë traditë të vjetër të qytetit, Qendra e Artit dhe Kulturës po përgatit një Festival me serenata. Disa prej artistëve që i kanë kushtuar jetën serenatave të bukura do të interpretojnë për 2 netë live në Korçë. Provat tashmë kanë nisur ndërsa kompozitori Josif Minga bën me dije se do të rijetësohen disa materiale të serenatës që do të jenë surprizë për këto mbrëmje.
Këngët e serenatës Korçare do të vijnë në këtë festival që do të mbahet në datën 27 tek muzeu arkeologjik dhe 28 shtator tek pazari i vjetër i Korçës.
Serenata korçare është një vlerë e pazëvendësueshme e Korçës, në “simbiozë” me emrin e saj.