• Lajme kombëtare

Politikat ushqimore, Krifca në samitin e OKB në Romë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë të sistemeve ushqimore të Kombeve të Bashkuara zhvilluar në Romë. Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, më gjithëpërfshirëse, më të forta dhe më të qëndrueshme. Diskutimet u përqendruan dhe tek dieta mesdhetare, si një mënyrë e të ushqyerit, e cila lidhet fort me kulturën e traditat e vendeve mesdhetare, ku Shqipëria si një prej tyre, është kthyer në eksportues të rëndësishëm rajonal dhe evropian për frutat dhe perimet e freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit duke konkurruar me cilësi të lartë për shkak të forcimit të zinxhirit të vlerës. Ministrja Krifca, në fjalën e mbajtur në këtë samit të rëndësishëm, vuri theksin tek sfidat serioze me të cilat po përballen sistemet dhe tregjet ushqimore në të gjithë botën. Ministrja theksoi se arritja e objektivave ushqimore të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara arrihen më shpejt me anë të adoptimit të politikave mesdhetare të prodhimit.

COVID-19, luahtje të tregut, ndryshime ekstreme klimatike, konflikte lufte. Në vitin 2023, përsëri jemi dëshmitarë të përdorimit të ushqimit për të negociuar politikisht.Tani është më shumë se kurrë është e domosdoshme për të përshpejtuar veprimet për arritjen e SDG-ve deri në vitin 2030. Dhe mundësitë janë pikërisht këtu! Hulumtimet e vazhdueshme tregojnë se respektimi i një diete mesdhetare ofron përfitime shëndetësore, por gjithashtu promovon prodhimin dhe të ardhurat e qëndrueshme, mbron biodiversitetin e pasur, përmirëson ndërveprimet njerëzore – ndërsa ushqimet zbulohen, ndahen dhe shijohen përmes lidhjes së njerëzve, komuniteteve, kulturës dhe historisë. Kjo dhe shumë më tepër e bëjnë dietën mesdhetare një shembull të një oferte tradicionale që mbron shëndetin individual dhe kolektiv, respekton natyrën, i jep vlerë traditave lokale dhe promovon zhvillimin e biznesit, diversitetin, barazinë sociale dhe prosperitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *