Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik jo vetëm për liqenin por edhe për natyrën, kulturën dhe historinë. Në periferi qyteti ka shumë bukuri natyrore, teksa në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Nga janari e deri tani mbi 450 mijë persona kanë vizituar burimet turistike të zonës.
Një larmishmëri e madhe e aktiviteteve kulturore, artistike e sportive, kanë bërë që në Pogradec të ketë një numër të lartë turistësh gjatë muajve të verës. sinkron Shifrat zyrtare nga operatorët turistikë bëjnë me dije se vetëm gjatë tre muajve të verës Pogradecin e kanë vizituar afro 80 mijë turistë vendas e të huaj, duke shënuar një shifër shumë herë më të lartë se vitet e mëparshme.