• Pogradec

Pogradeci me sallë të re artesh marciale/ Sporti në vëmendjen e bashkisë së Pogradecit

Edhe pse jo një sport tradicional, artet marciale po marrin gjithmonë e më tepër vëmendje në qytetin e Pogradecit. Kjo vihet re nga vëmendja e pushtetit lokal por edhe numri në rritje i të rinjve që e frekuentojnë këtë sport. Së fundmi në ambientet e reja të krijuara pas investimit në pallatin e sportit Arefi Berberi është shtuar edhe një sallë e re me hapësira të bollshme për sportin e kung fu-së. Kryebashkiaku Ilir Xhakolli i ka parë nga afër këto ambiente ku ka marrë edhe mirënjohjen e sportistëve por edhe trajnerit Dritan Lushka.

Krahas arteve marciale në pallatin e sportit do të ketë edhe hapësira të tjera force, por salla për kung fu-në ishte e nevojshme pasi në disiplinat MMA dhe taekëondo sportistët e Pogradecit kanë marrë shumë çmime brenda dhe jashtë vendit.\

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *