Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ethem Zhgaba” në fshatin Vranisht të Devollit janë duke zbukuar mjedisin e palestrës. Me ndihmën edhe të prindërve dhe mësuesve të shkollës, ata janë duke realizuar disa piktura murale në palestër.
Edukimi fizik është një ndër orët e preferuara mësimore të nxënësve t kësaj shkolle, pasi janë të apasionuar pas sportit.
Një shtysë e madhe për t’u marrë me sport, si një disiplinë që i bën mirë shëndetit fizik si dhe atij mendor, është mësuesi Joan Sotir, i cili punon me kaq passion me nxënësit e tij ndërsa thotë se kjo shkollë ka plot talente në sport.
Në shkollën 9-vjeçare “Ethem Zhgaba” mësojnë 110 nxënës.