Peshkimi vijon të ngelet një ndër sektorët kryesorë përmes të cilit, banorët e Pustecit sigurojnë të ardhura. Gjatë viteve të fundit, është shtuar ndjeshëm sasia e Krapit në këtë zonë, kjo pas hedhjes së rasatit të tij në liqen, i cili është specific për ujërat e tij por edhe si pasojë e ndalimit të gjuetisë së paligjshme në liqen. Kryetari i Organizatës së menaxhimit të Peshkimit Koço Trajçe thotë se gjatë 2022, është siguruar një sasi prej 2050 kunjtal Krap, një ndihmesë kjo e madhe për peshkatarët e zonës.
Trajçe thotë se janë 45 subjekte që punojnë me peshkimin e përmes tij arrijnë të sigurojnë të ardhura për të jetuar.
Megjithatë, Trajçe thotë se peshkimi ka vështirësi.
Peshkimi është një ndër sektorët më të rëndësishëm për tregun konsumator.