Fondacioni “Kujtesa Bullgare” siguroi një donacion tjetër të madh për nevojat e qytetarëve të Bashkisë së Pustecit. Bëhet fjalë për një godinë të lëvizshme të tipit të autoambulancës, e cila do të shërbejë si qendër shëndetësore të pajisur me të gjitha mobiliet dhe pajisjet e domosdoshme për vizita mjekësore. Po ashtu u dhuruan edhe stola për fshatrat e zonës dhe printera për nevojat e administratës së bashkisë. Në praninë e përfaqësuesve të fondacionit dhe ambasadorit të Bullgarisë, dorëzimi i donacionit u zhvillua në fshatin e Gollomboçit ku është vendosur godina e lëvizshme për vizita mjekësore. Ajo do të sigurojë kushte të përshtatshme për ekzaminime dhe për aplikimin e injeksioneve, shërbime këto për të cilat deri tani banorët e fshatit kanë qënë të detyruar të udhëtojnë drejt Pustecit apo Goricës së Vogël. Ky nuk është donacioni i parë që Fondacioni “Kujtesa Bullgare” bën në bashkinë e Pustecit. Në vitin 2020, fondacioni dhuroi një autoambulancë, një makinë zjarrfikëse dhe fuoristradë. Ndërsa në vitin 2023, sërish me iniciativën dhe financimin e “Kujtesës Bullgare” një ekip specialistësh në fushën e kardiologjisë mbërriti në Pustec dhe siguroi vizita falas për banorët e nëntë fshatrave të zonës. Disa muaj më vonë fondacioni i dhuroi qendrës shëndetësore të Pustecit pajisje mjekësore dhe materiale konsumi, teksa pak kohë më parë ka dhuruar të gjithë pajisjet e zyrave të ndërtesës së re të bashkise Pustec.
- Pustec
Qendër shëndetësore në Gollomboç/ Fondacioni “Kujtesa Bullgare” një tjetër donacion për bashkinë Pustec
Pustec
Më shumë- Pustec
Shtëpia muze e Sterjo Spases/ Rikonstruktohet rruga që të çon tek muze...
- Pustec
Pasurimi i liqeneve me peshk/ 620 mijë rasat të rinj të krapit hidhen ...
- Pustec
Zjarri në Malin e Thatë/ Vijojnë aktive vatrat në parkun kombëtar të P...
- Pustec