• Maliq

Përmirësim i infrastrukturës në Podgorie. Punohet për asfaltimin e disa prej rrugëve të brendshme në fshat

Në një prej fshatrave më të mëdhenj të bashkisë Maliq në Podgorie, ka nisur puna për sistemimin e disa rrugëve të brendshme në 3 lagje. Ndërhyrjet po kryhen në lagjen e çoçkallarëve, Goroveçëve dhe Durollarëve dhe puna konsistoi në shtrimin e rrjetit të kanalizimeve të ujrave të larta, sistemimin dhe më pas për të vijuar me shtrimin me asphalt të këtyre rrugëve. Për banorët këto rrugë deri më tani kanë qenë problem pasi amortizimi i tyre bënte që kalimi në to të kryhej me vështirësi.

Kryetari i fshatit Mersin Çoçka thotë se kjo ishte një kërkesë e banorëve për të cilën janë të gëzuar që po merr zgjidhje.

Edhe më herët në fshatin Podgorie janë bërë ndërhyrje për sistemimin e rrugëve të amortizuara me kalimin e kohës në brendësi të fshatit ndërsa punimet që po kryhen aktualisht, janë parashikuar që të mbyllen brenda 3 muajve. Në fshatin Podgorie jetojnë rreth 4500 banorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *