• Sport

Përforcimi i radhës për Skënderbeun/ Bardhekuqtë afrojnë një mesfushor nga Nigeria

Skënderbeu është në kulmin e merkatos dhe së fundmi skuadra korçare ka bërë goditjen e radhës duke afruar një mesfushor, i cili do plotësojë më shumë këtë repart. Bëhet fjalë për nigerianin 23- vjeçar Mario Rabiu, i cili ka gjetur akordin me drejtuesit e merkatos bardhekuqe dhe mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm.

Me një karrierë të nisur në Nigeri, Rabiu ka kaluar më pas në futbollin italian, ku ka ndryshuar katër ekipe mes Serisë C dhe B. Fillimisht ai është bërë pjesë e Modenës, për të kaluar më pas te Groseto, e së fundmi te Viterbese në Serinë C italiane. Prej sezonit të ardhshëm ai do të veshë ngjyrat bardhekuqe, duke debutuar kështu në kampionatin shqiptar.

Me Mario Rabiun, Skënderbeu kompleton mesin e fushës, teksa për momentin pritet të shihet edhe situata e lojtarëve që kanë qenë pjesë e korçarëve në sezonin e kaluar dhe që u ka skaduar kontrata. Gjithsesi, një pjesë e mirë e boshtit të ekipit të Skënderbeut për vitin e ardhshëm duket se është ndërtuar tashmë.

Korçarët po kërkojnë me ngulm një sulmues, që do të jetë pikë e referimit për sezonin e ri. Pas dilemës së Temitope, i cili pavarësisht se zhvilloi një sezon të mirë me bardhekuqtë, duket gjithnjë e më pranë largimit nga Korça bardhekuqtë janë duke kërkuar alternativa të tjera në këtë repart dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *