Drejtoria e Ujitje Kullimit në Korçë ka përfunduar pastrimin e pjesshëm të lumit Dunavec duke i dhënë më shumë frymëmarje rreth 3260 Ha tokë bujqësore në të cilat është përmirësuar kullimi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga përfundimi i punimeve. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Ujitje Kullimit në Korçë bëhet fjalë për një ndërhyrje në një zonë mjaft problematike për shkak të prurjeve të shumta që sjellin përrenjtë e Dërsnikut, Voskopit dhe Polenës, duke rrezikuar edhe përmbytjen e tokave bujqësore në rast rreshjesh. Kjo ndërhyrje ishte edhe një kërkesë e Bashkisë së Korçës për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste. Puna është kryer në një gjatësi prej 6 km të lumit Dunavec duke larguar 55 000m3 aluvione. Tashmë me përfundimin e punimeve të gjitha tokat përreth zonës nga ura e Dërsnikut e deri te ura e Polenës, janë të sigurta nga përmbytjet, duke iu krijuar lehtësi fermerëve për një prodhim cilësor.
- Korça
Pastrohet lumi Dunavec, ndërhyrja në një zonë që kishte rrezik përmbytje
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça