Drejtoria e Ujitje Kullimit në Korçë ka përfunduar pastrimin e pjesshëm të lumit Dunavec duke i dhënë më shumë frymëmarje rreth 3260 Ha tokë bujqësore në të cilat është përmirësuar kullimi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga përfundimi i punimeve. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Ujitje Kullimit në Korçë bëhet fjalë për një ndërhyrje në një zonë mjaft problematike për shkak të prurjeve të shumta që sjellin përrenjtë e Dërsnikut, Voskopit dhe Polenës, duke rrezikuar edhe përmbytjen e tokave bujqësore në rast rreshjesh. Kjo ndërhyrje ishte edhe një kërkesë e Bashkisë së Korçës për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste. Puna është kryer në një gjatësi prej 6 km të lumit Dunavec duke larguar 55 000m3 aluvione. Tashmë me përfundimin e punimeve të gjitha tokat përreth zonës nga ura e Dërsnikut e deri te ura e Polenës, janë të sigurta nga përmbytjet, duke iu krijuar lehtësi fermerëve për një prodhim cilësor.
- Korça
Pastrohet lumi Dunavec, ndërhyrja në një zonë që kishte rrezik përmbytje
Korça
Më shumë- Korça
“Club Albania” vjen në Koko Fest/ Teatri Kombëtar i Kosovës vjen me nj...
- Korça
Gjimnazi “Ymer Dishnica” në Korçë/ Kushte bashkëkohore për nxënësit në...
- Korça
Edicioni i 11-të i KoKo Fest/ Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë çelet...
- Korça