• Pogradec

Parku Ujor Tushemisht-Drilon/ Edhe pse vijon puna për rikualifikimin e Parkut, nuk mungojnë turistët

Që prej shkurtit të vitit të kaluar Parku Ujor Tushemisht-Drilon i është nënshtruar punimeve për rehabilitimin e tij. Investimi me vlerë rreth 6 mln dollarë i financuar nga Fondi Amerikano-Shqiptar për zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, pritet që t’i japë një frymë të re zonës duke ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik por dhe duke rritur potencialin turistik, si një ndër zonat më të frekuentuara në Pogradec. Burime në bashkinë Pogradec bëjnw me dije se punimet tek Zona A e parkut, që përfshin rehabilitimin e parkut ekzistues dhe qendrën e vizitorëve, do të përfundojnë në muajin shtator ndërsa punimet tek Zona B që përfshin zgjatimin deri tek burimet e Gurrasit pritet të përfundojnë në fundvit.

Ky projekt  përfshin rehabilitimin e territorit të parkut, pastrimin, montimin e urave, shtimin e hapësirave shplodhëse të gjelbëruara dhe hapësirave lundruese, ndërtimin e strukturave të drurit që do të shërbejnë si njësi shërbimi ndërsa tek struktura në hyrje të parkut, do të ngrihet qendra e vizitorëve, etj. Pogradeci ngelet ndër destinacionet kryesore turistike të Qarkut Korçë gjatë muajve të verës edhe nga vizitorët e huaj Edhe pse tashmë një kantier ndërtimi, vizitorët nuk mungojnë në Drilon ndërsa shëtisin natyrën dhe mund të vozisin dhe me varkë.

Projekti për rehabilitimin e parkut ujor Tushëmisht-Drilon pritet që të japë imazhin e duhur dhe të munguar për Drilonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *