• Maliq

Pallati i Kulturës “Dhimitër Orgocka”. Vijon puna për rikonstruksionin e godinës

Vijon puna për rikonstruksionin e pallatit të kulturës “Dhimitër Orgocka” në qytetin e Maliqit. Investimi që po kryhet nga vetë institucioni i Bashkisë e që do të shtrihet në 3 vite buxhetore, përfshin pjesën e konstruksionit me betonimin e 2 kateve dhe shpëtimin e mureve mbajtës të godinës ndërsa pritet të nisë puna për suvatimin e tyre si dhe më pas për ndërtimin e çatisë. Drejtori i i Kulturës, Arsimit dhe Sportit, Bashkia Maliq Festim Tomori tha se deri në vënien në funksion të këtij pallati kulture, do të vijojnë të zhvillojnë aktivitetet në ambjente alternative ndërsa bëri të ditur lajmin se çelja e Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono”, është planifikuar të bëhet tek ky pallat kulture

Pallati i Kulturës në Maliq,  si pasojë e një shkëndije elektrike u përfshi nga flakët para 7 viteve, duke u shkrumbuar totalisht. Ai u themelua në 1952 dhe shërbente për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, ndërsa prej tij, kanë dalë artistë shumë të njohur në fusha të ndryshme të artit, sikurse është regjisori e aktori Dhimitër Orgocka, emrin e të cilit, mori ky pallat kulture.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *