• Turizëm dhe Kulturë

Nostalgji! Radio Televizioni Shqiptar publikon në youtube këngët e Festivaleve ndër vite

Nostalgji për këngët e vjetra! Vite më parë, gati 3 dekada Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ishte e vetmja skenë ku këngëtarët promovonin krijimet e reja.

Në atë kohë nuk kishte youtube, as Spotify as iTunes e megjithatë njerëzit natën e tretë të festivalit i këndonin përmendsh këngët bashkë me këngëtarët.

Për shqiptarët festivali ishte skena ku shihnin dhe frymëzoheshin nga e reja dhe stili.  

Radio Televizioni Shqiptar në kuadër të digjitalizimit të arkivës prej ditësh ka nisur publikimin në youtube të këngëve të festivalit që bënë jehonë ndër vite dhe shënjuan jetën e shqiptarëve. Shikoni këtu Festivali i këngës RTSH 

Në këtë shkrim po ju sjellim disa këngë, por ju mund të klikoni në kanalin zyrtar të youtube të Radio Televizionit Shqiptar për të gjetur, shikuar dhe dëgjuar këngën tuaj. 

“Fatit i besoj” – Mira Konçi 1996

”Ma jep një fjalë ti

E shpirtin ma shëro

Gjithë bota le ta dijë
 Unë fatit i besoj” 

Këndonte Mira Konçi në festivalin e 35- të Këngës, viti 1996. Vajza me flokë të gjatë dhe me një zë melodioz u bë menjëherë e pëlqyeshme dhe shumë shpejt u kthye në një këngëtare mjaft të dashur për publikun.

“Nata” Aurela Gaçe 1995  

“Klandestinët hapin plagë

Në brigje mbeti dhembja.

Nesër nënë, dje isha vajzë
e virgjër hëna”

Kënga i dedikohej emigrimit, plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Ishte viti 2002. “Nata” me poezi të Agim Doçit, muzikë të Adrian Hilës dhe zëri i Aurela Gaçes edhe sot e kësaj dite mbetet një nga këngët më të bukura shqiptare.

“Eja” – Ardit Gjebrea 1995

Po në 1995, Ardit Gjebrea ngjitet në skenë me projektin “Jon”.

”Ku je ku je o ëndërr e mërguar

Malli po pret dhe loti u  tret

Eja me dielli, eja dhe përpije detin

Merre botën e falma qiellin

Eja me diellin, eja dhe përpije detin

Kemi lindur e bashkë do vdesim”

“Lërmëni” 1995

E veshur me një mantel të zi poshtë të cilit një Jumpsuit të shkurtër blu Bleona Qerreti këndonte

“Lërmëni, unë s’ju përkas juve

Lërmëni të arrij atë që dua

Se ajo që dua është jeta ime

Më përket vetëm mua

“Zemrën nuk ta fal” – Adelina Ismajli 1995

Nga Kosova vjen Adelina Ismajli. Me energjinë, lëvizjet dhe një veshje rock ngjitet në skenën e festivalit të 35-të  për ti kënduar dashurisë

“Jo, jo mos mendo

Se unë e jotja jam

Vërtet më thonë çapkëne

Zemrën nuk e fal”

“Pyes Lotin” – Elsa Lila 1996

Në skenë e festivalit ngjitet një vajzë 16 vjeçare. Me zërin e saj melodioz bën për vetë të gjithë.

Elsa Lisa fitoi festivalin me këngën “Pyes Lotin” , me poezi Enrieta Sina  dhe muzikë Valentin Veizi.

“Se loti që pikon

Një zemër lëndon

I vogël na duket

I madh sa një botë”

“Anija plakë” Aleksandër Gjoka 

Nëse keni nostalgji të shikon Aleksandër Gjokën, ju sjellim “Anija Plakë”, festivali i 34- të në RTSH

Të lutem mos u zemëro

Ëndrrën time ma shpëto

Mos e lër të ketë uri

Ëndërr mos u mbyll

Nga dhimbja ti”

Sherif Merdani & Grupi i fëmijëve – Sinfonia e nënës (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Alberia Gjonaj – Pse vonon dashuri (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Mihrije Braha – S’ mund te jetoj pa ty (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Gili – Xixëllonja (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Aleksandër Rrapi & Jonida Maliqi – Planeti i fëmijëve (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *